Rama takohet me shefen e Zyrës së KiE në Prishtinë: Prishtina po bëhet për festën e anëtarësimi

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 14:36
Rama takohet me shefen e Zyrës së KiE në Prishtinë: Prishtina po bëhet për festën e anëtarësimi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rama tha se e ka uruar Hennessey për marrjen e detyrës duke treguar se gjatë këtij takimi u bisedua për avancimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme, si siguria e drejtësia dhe arritja e barazisë së qytetarëve.

“Rritja e bashkëpunimit me Këshillin e Evropës është shumë e rëndësishme pasi Republika e Kosovës është në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Falënderova zonjën Hennessey për mbështetjen që na ofron ne si Kryeqytet dhe gjithë vendit, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë për projekte të përbashkëta. Prishtina po bëhet për festën e anëtarësimit”, tha Rama.

(Kosova Sot Online)