“Serbia bleu mijëra dronë të dështuar të ngjashëm me ata që u sulmua Izraeli”, Sadriu: Kjo tregon boshtin e ri të së keqes: Rusi, Serbi, Iran

  • E.K /
  • 15 April 2024 - 09:47
“Serbia bleu mijëra dronë të dështuar të ngjashëm me ata që u sulmua Izraeli”, Sadriu: Kjo tregon boshtin e ri të së keqes: Rusi, Serbi, Iran

Drejtori i MPJD’së për NATO, Prindon Sadriu, ka thënë se Serbia ka blerë nga Irani mijëra dronë “të dështuar” Shahred -136, të cilët u përdorën në sulmet e fundit kundër Izraelit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sadriu shtoi se Serbia është rreshtuar për të ndarë teknologjinë dhe njohuritë ushtarake kundër kombeve liridashëse.

“Blerja nga Serbia e mijëra dronëve të dështuar Shahed-136 nga Irani, të njëjtët dronë të përdorur në sulmet e fundit kundër Izraelit, zbulon Boshtin e Ri të së Keqes (Rusia, Serbia dhe Irani) duke u rreshtuar për të ndarë teknologjinë dhe njohuritë ushtarake kundër kombeve liridashëse. #Të BashkuarKundër Regjimeve”, ka shkruar në “X” Zotëriu i Parë.

(Kosova Sot Online)